INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledri s’do të bënte kurrë bashkëpunim me të, Gold AG i përgjigjet publikisht!

Ledri s’do të bënte kurrë bashkëpunim me të, Gold AG i përgjigjet publikisht!

Publikuar më: 14:34 02-11-2020

Reperi i njohur Gold AG ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku foli si për jetën personale, ashtu edhe për karrierën. Ai nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes lidhur me deklaratën e fortë të Ledri Vulës, i cili është shprehur se s’do të bëjë kurrë një bashkëpunim me Gold AG.

Ç’përgjigje ka reperi për këtë deklaratë? Në fakt, Gold AG i ka marrë qetësisht fjalët e Ledrit dhe nuk ka ndërmend të nxehë gjakrat. Ai thjesht është përgjigjur se në fund të fundit, i vjen mirë që emri i tij i ka shkuar nëpër mend Ledrit.

Përsa i përket jetës private, Gold AG do të bëhet baba për herë të parë dhe së fundmi na zbuloi edhe gjininë e bebushit.

Ai dhe partnerja, Ermira, po presin një djalë i cili mund të vijë në jetë nga dita në ditë!

 

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498