Aktori i njohur Gazmend Paja erdhi këtë të shtunë, i ftuar në programin e moderatorit Ermal Peçi “Një kat më lart”. Nisur nga shkrimet e bëra së fundmi në portalet online për largimin e tij nga “Portokalli” Ermali i kërkoi të jeptë versionin e tij, përballë asaj çfarë u aludua.
“Në këtë treg të informimit ka njerëz të paaftë. Kushdo që bën lajme për disa klikime e ka të kotë. Mua më pelqen të marr informacione, edhe për veten time. Mua më vijnë ato që shkruajnë për mua” – tha aktori.
Duke vijuar bisedën në studio, ai pohoi se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmin për largimin e tij nga programi i humorit. Gazmendi qetëson ndjekësit e tij, nuk ka asnjë shkëputje nga ‘Portokallia’.
Ndiqni të plotë intervistën me Gaz Paja në videon e mëposhtme.