INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori hero, i shpëton jetën të moshuarës [FOTO]

Aktori hero, i shpëton jetën të moshuarës [FOTO]

Publikuar më: 16:28 21-06-2016

Indiferencës së qytetarevë ndaj një të moshuare e cila rrezikonte jetën, i është përgjigjur aktori Gamzend Paja.

Një bombël gazi kishte marrë flakë tek një pallat te Brryli, por edhe pse forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, shpëtimtari i të moshuarës ka qenë pikërisht Gaz Paja.  Aktori, i cili është ndodhur në një lokal aty afër kur ka dëgjuar thirrjet e të moshuarës për ndihmë,  pasi është kontaktuar nga Newsbomb.al ka  rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.    “Në atë moment pashë gjyshen në pallat. Nja 30-40 vetë po rrinin poshtë pallatit e vështronin. Nuk e imagjinova dot situatën. Nuk e di, por i kam ngjitur shkallët e psë kateve të pallatit me një frymë. Gjeta një batanije, mora ujë dhe ia hodha përsipër një bombule gazi që po rridhte dhe kishte marrë flakë. Tani kanë ardhur zjarrfikësit, por më e keqia përfundoi”, tha ai. 

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217