INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largohet Ilir Daja nga Skëndërbeu ?

Largohet Ilir Daja nga Skëndërbeu ?

Publikuar më: 12:42 18-06-2018

Takaj ka kërkuar që të bindë trajnerin Daja të qëndrojë në radhët e kampionëve. Skënderbeu ka filluar të mendojë për të ardhmen, duke parë edhe dilemën e fundit për vijueshmërinë.

Për të shmangur çdo paqartësi, drejtuesit bardhekuq kanë filluar të bëjnë takime intensive me stafin teknik dhe lojtarët për të ndërtuar sërish një ekip kompetitiv për sezonin e ardhshëm.

I pari që ka preferuar të takojë presidentin Ardjan Takaj ka qenë pikërisht trajneri kampion, Ilir Daja. 

Askush nga palët nuk ka pasur komente në lidhje me takimin e zhvilluar dje. Gjithsesi, burime pranë klubit bardhekuq, bëjnë me dije se ky ka qenë takimi i parë mes palëve, por që nuk ka nxjerrë asnjë konkluzion.

Presidenti dhe trajneri kanë folur rreth së ardhmes vetëm në parim, teksa është lënë që palët të takohen sërish në ditët në vijim. Pritet që sot të jetë një ditë decizive, nëse bashkëpunimi do të vijojë apo marrëdhëniet do të mbyllen këtu, pas një sezoni super të suksesshëm, ku pa dyshim merita më e madhe i takon trajnerit Daja, që fitoi dy trofe.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535