INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukësi kërkon të rrëmbejë lojtarët më në fokus

Kukësi kërkon të rrëmbejë lojtarët më në fokus

Publikuar më: 12:52 17-06-2018

Kukësi nuk ka në plan që të ndalet në merkato. Ata do kërkojnë të përforcohen në çdo rol, ndaj disa lojtarë janë vendosur në “fokus”.

Duke qenë se Skënderbeu nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës, verilindorët kërkojnë që të “rrëmbejnë” ndonjë prej lojtarëve më cilësorë që ata kanë në organikë.

Bakari Nimaga konsiderohet si një element që mund të bëjë diferencën, ndaj drejtuesit do të bëjnë çmos që ta afrojnë këtë verë. Mesfushori pëlqehet shumë nga stafi teknik, por nuk dihet nëse presidenti Safet Gjici do bjerë dakord me homologun e tij të Skënderbeut për ta transferuar afrikanin. Gjithashtu, në planet e verilindorëve është dhe Realdo Fili, i cili konsiderohet si një alternativë e mirë për repartin e avancuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992