INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
La Malumën për Neymarin?! Modelja bukuroshe i sqaron të gjithë: Ai është një…[VIDEO]

La Malumën për Neymarin?! Modelja bukuroshe i sqaron të gjithë: Ai është një…[VIDEO]

Publikuar më: 12:28 06-10-2020

Modelja e njohur Natalia Barulich ka qenë prej mëse një viti në qendër të vëmendjes, fillimisht me ndarjen nga Maluma e më pas me lidhjen e shumëpërfolur në media me Neymar. Modelja nuk ka reaguar asnjëherë ndaj zërave, por më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të sqarojë gjithçka.

Ajo i ka habitur të gjithë ndërsa pranoi se me Neymar nuk ka qenë në lidhje dhe se ai është një mik shumë i mirë i saj. Natalia tha se nuk e kupton përse media i bëri bashkë, vetëm se realizuan një set fotografik.

Ndërsa lidhur me Malumën dhe këngën e famshme “Hawaii”, që thuhet se i dedikohët asaj, Natalia tha se nuk e di nëse ja dedikoi asaj apo jo dhe se në të vërtetë nuk i intereson aspak. Ajo u shpreh se këngëtari latin i përket së shkuarës dhe se është koha që ta kapërcejë një gjë të tillë pasi është ndarë prje një viti me të.

Kujtojmë se dyshimet për këngën, lindën pasi Neymar u shfaq pas ndeshjes me shokët e skuadrës duke kënduar këngën në fjalë dhe duke bërë humor.

Por Maluma tha se nuk dinte gjë nëse ai dhe Natalia ishin bashkë dhe se gjithsecili mund të bënte çtë donte me jetën e vet.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545