INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''I preferuari i…''/ Mos vallë MALUMA sapo thumboi NEYMAR-in pasi u tha se i mori të dashurën?

''I preferuari i…''/ Mos vallë MALUMA sapo thumboi NEYMAR-in pasi u tha se i mori të dashurën?

Publikuar më: 13:36 09-10-2020

Maluma dhe futbollisti i njohur, Neymar, ishin shokë deri në momentin që ndërhyri ish e dashura e këngëtarit, Natalia Barulich. Gjatë gjithë verës, emri i saj u përfol për nje lidhje me Neymar. Edhe pse, bukuroshja e ka mohur të ketë diçka më shumë se miqësi me futbollistin.

Së fundmi, Maluma duket se me disa foto të publikua në Instagram, ka thumbuar futbollistin Neymar.

“I preferuari i të dashurës tënde”, shkruan këngëtari.

Pas këtij publikimi këngëtari mori mijëra komente, ku shihet se të gjithë kuptuan se për kë bëhet fjalë.

“Thuaja Neymar-it personalisht” shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër shkruan: “Direkt për Neymar.”

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549