INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me kë nga vajzat e njohura ekranit kanë patur lidhje futbollistët shqiptarë? E mësoni tani, “Don Zhuani” mbetet…

Me kë nga vajzat e njohura ekranit kanë patur lidhje futbollistët shqiptarë? E mësoni tani, “Don Zhuani” mbetet…

Publikuar më: 12:36 09-10-2020

Që mes futbollistëve dhe vajzave të ekranit ka një kimi, kjo është fakt tani. Kemi parë shpesh lidhje dhe thashetheme për romanca të mundshme mes futbollistëve dhe vajzave të njohura të ekranit, si: këngëtare, aktore, modele, por edhe moderatore.

Këto lidhje dashurie kanë qenë gjithmonë trend i mediave rozë dhe duke marrë shkas nga thashethemet e fundit, për një lidhje të mundshme mes Xherdan Shaqirit dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj, vendosëm të bëjm një artikull në lidhje me futbollistët shqiptarë që u lidhën me vajza të njohura të ekranit, por sigurisht që s’do të lëmë pa përmendur edhe ata që janë përfolur për një lidhje të mundshme.

Fatmir Hysenbelliu dhe Anxhelina Hadërgjonaj!

nxbg.jpg


Fatmiri tashmë nuk është më pjesë e futbollit, por dikur ka luajtur për ekipë të ndryshme si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë. Para disa vitesh, ai ka qenë i lidhur me Anxhelina Hadërgjonaj, lidhje të cilën s’e ka mohuar asnjëri, madje ata kanë mbetur sërish miq të mirë, gjë të cilën e kanë pranuar vetë publikisht. Madje, kur u ndanë, u përfol se sebepi i prishjes së marrëdhënies së tyre ishte Angela Martini, por Anxhelina i mohoi katëgorikisht këto thashetheme.

Xherdan Shaqiri dhe Dhurata Ahmetaj

skmt-1024x1024.jpg

 


Sipas të përditshmes britanike ‘The Sun’, futbollisti i njohur me origjinë shqiptare dhe njëherazi, sulmuesi i skuadrës së Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është në një lidhje me këngëtaren kosovare, Dhurata Ahmetaj.

Sipas kësaj reviste, çifti është në një lidhje prej disa kohësh, ndaj dhe Ahmetaj ka udhëtuar shpesh në Londër. Ndërkohë, burime për “Prive.al” bëjnë me dije se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët.

Mirëpo ata s’e kanë pranuar ende romancën e tyre.

Bekim Balaj është “don zhuani” i Kombëtares Shqiptare, pasi është përfolur për disa romanca.

 

beko.jpg
Ndoshta Bekimi është ai futbollisti që çdo vajzë do e donte ta kishte si partner, pasi është simpatik, i gjatë dhe, mbi të gjitha, ka shumë humor. Të paktën të gjithë futbollistët janë shprehur se Bekimi është futbollisti më karizmatik i Kombëtares.

Sulmuesi shkodran është përfolur fillimisht për një lidhje me Viola Spiron, pasi u fotografuan disa herë bashkë, por moderatorja sportive tha se mes tyre ka thjesht marrëdhënie profesionale.

elita.jpg

Një tjetër romancë e Bekimit ishte ajo me Einxhel Shkirën, pasi çifti në fjalë u fotografuan me pushime në Xhamajkë dhe, pas ndarjes, Balaj nisi një tjetër romancë me Elita Rudin. Madje Einxhel pas ndarjes ironizoi edhe operacionin plastik të Bekimit, i cili rregulloi hundën.


Ndonëse nuk e pranuan publikisht, fotot nga i njejti vend, në të njejtën kohë, “i tradhtuan” ata. Më pas ata u ndanë, sepse Elita u martua me Gjikon, dhe emri i fundit i përfolur për Bekimin është pikërisht Kejvina Kthella, pasi u fotografuan në një klub në Tiranë, mirëpo vetë moderatorja u shpreh se mes tyre s’ka gjë, por ishte thjesht një bisedim.


A e meriton Bekimi çmimin “Don Zhuani” i Kombëtares?

Amir Rrahmani dhe Ana Lika

 

rrahmani-1024x1024.jpg


Thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre nisën pasi fansat vunë re disa foto në vende të njejta në Francë, në të njejtën kohë, madje me të njejtat rroba. Më pas “Iconstyle” ka konfirmuar romancën mes çiftit, duke shtuar se nuk ka shumë kohë që ka nisur.

Megjithatë, çifti ende ka vendosur ta mbajë lidhjen të fshehtë.

Elseid Hysaj dhe Fiorenzia Lekstakaj


Ky nuk është aspak thashethem, pasi kapiteni i Kombëtares dhe ish-Miss Shqipëria në vitin 2013 kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, vitin e shkuar në një dasmë madhështore në qytetin e Shkodrës.

Çifti në fjalë ka edhe një djalë të vogël, ndërsa jetojnë bashkë në Napoli, shkruan revistavip.

Blerim Dzemaili dhe Erjona Sulejmani


Futbollisti tetovar që luan për Zvicrën dhe modelja e njohur, në vitin 2017 i dhanë fund martesës së tyre. Asokohe, në një intervistë ku foli për marrëdhënien me bashkëshortin, Erjona u shpreh se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë.

Eros Grezda dhe Oriola Marashi


Për disa javë me rradhë, Eros Grezda u përfol për një lidhje të mundshme me Nevina Shtyllën, por moderatorja i mohoi këto thashetheme sa herë iu dha rasti. Ndërkohë që para pak javësh, sulmuesi gjakovar u fotografua në pushime në Meksikë me modelen e njohur Oriola Marashi. Pas kësaj fotoje që bëri xhiron e rrjetit, Grezda dhe Oriola u karantinuan në shtëpinë e futbollistit në Kroaci, aty ku festuan dhe ditëlindjen e tij të 25-të.

Article Logic
Execution time: 0.0043649673461914