INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentohet shumë, por a është në lidhje?! Megi Pojani përgjigjet publikisht: Ai më do, më puth…

Komentohet shumë, por a është në lidhje?! Megi Pojani përgjigjet publikisht: Ai më do, më puth…

Publikuar më: 10:31 06-10-2020

Rrugëtimi i saj si personazh i famshëm nisi si një protagoniste në një projekt të realizuar online për të përfunduar në moderatore në "E diell". Megi Pojani njihet gjerësisht si një fenomen ku mes natyrës provokuese dhe pa asnjë lloj kompleksi ka arritur që emri i saj të dëgjohet në masë.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në Prive ku dha një intervistë disi më të detajuar se më parë.

Patjetër që mes pyetjeve të shumta nuk mund të mungonte edhe ajo për të cilën ndjekësit kanë mjaft kuriozitet.

A është në një lidhje Megi Pojani?

"Kjo është pyetja më absurde. Pse duhet të ta them unë ty jam apo nuk jam? Sa budallaqe më mendon ti mua që të të them tani: Po jam e lidhur dhe shumë e lumtur, ai më do më puth këmbët. T'i heq vetes time mundësi të tjera. Pse duhet ta them unë këtë publikisht.Ti jë i çmendur nëse mendon se do të ta jepja këtë përgjigje", i drejtohet Megi gazetarit i cili ka këmbëngulur se mund ta zbulojë të vërtetën.

Article Logic
Execution time: 0.0048370361328125