INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U largua nga Anabel, Megi Pojani zbulon arsyen publikisht: Kur njeriu di…[VIDEO]

U largua nga Anabel, Megi Pojani zbulon arsyen publikisht: Kur njeriu di…[VIDEO]

Publikuar më: 10:31 11-06-2020

Në një kohë shumë të shkurtër, Megi Pojani është kthyer në një ndër vajzat më të ndjekura në showbizin shqiptar. Ajo e ka nisur karrierën në Hostel by Anabel, mirëpo është bërë e ditur se e ka ndërprerë bashkëpunimin me këtë kompani.

Lidhur me këtë, Megi Pojani, ka folur në emisionin e pasdites “Rudina” për mbylljen e sezonit dhe largimin e tyre nga Anabel.

“Unë di të them që nuk jam më pjesë. Kur njeriu di më mirë, bën më mirë dhe unë nuk dua ta komentoj më gjatë. Mua më pëlqen që thjesht të vazhdoj të bëj punën time. Unë nuk jam më pjesë e asnjë prodhimi që mban emrin e asaj kompanie.

Unë jam shumë mirënjohëse dhe di të them ‘faleminderit’. Nuk jam personi që di të them ‘Unë bëra’ apo ‘Mua më bënë’, megjithatë unë e di që kudo që të jem, në çfarëdolloj vendi, edhe në rrugë të dal tani, unë do ta bëj gjënë time dhe do ta bëj njësoj po aq mirë dhe që njerëzit do ta pëlqejnë.”- u shpreh ajo.

E pyetur nëse i vjen keq që nuk është më pjesë e kompanisë dhe që u mor ky vendim, Megi u përgjigj:

“Çdo gjë ka fazat e veta. Kishte ardhur momenti.”- duke rrëfyer se ka ndërmend të bëjë diçka të re në televizion, mirëpo mbetet për t’u parë me kohën.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887