INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner shtatzënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit

Kylie Jenner shtatzënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit

Publikuar më: 11:27 21-09-2021

Vajza e Kylie Jenner, Stormi Webster, do të jetë një motër e madhe. Kyle Jenner dhe Travis Scott janë në pritje të fëmijës së dytë. Ishte vetë ylli 24-vjeçar që e ka konfirmuar lajmin përmes një videoje emocionuese në Instagram.

Pak ditë më parë ajo ndau momentin kur i ka treguar Travis dhe nënës së saj për shtatzëninë, kur pa për herë të parë ekon dhe kur dëgjoi rrahjet e para të zemrës së bashku me Stormin.

Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë në vitin 2019, por ata tashmë janë bashkë dhe shumë shpejt do të bëhen sërish prindër.

Kylie është disa muajshe shtatzënë dhe përgjatë kësaj kohe nuk ka folur për gjininë e bebit. Mirëpo, po t’i rikthehemi videos, duket se na ka shpëtuar një detaj.

Ajo e ka shoqëruar lajmin e pritjes së ëmbël me këngën “To our daughter” (për vajzën tonë). Ndjekësit janë të bindur që kjo nuk ka qenë një zgjedhje e rastësishme dhe se Kylie është në pritje të një vajze.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658