INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kushtetuta “rrëzon” PD-në. Nuk shtyhen zgjedhjet e përgjithshme [VIDEO]

Publikuar më: 18:07 17-03-2017

Kushtetuta ndalon shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare. Pikërisht në momentin që kjo kërkesë po artikulohet nga opozita, Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj, në një intervistë për IN Tv, jep argumentet pse rrëzohet kjo kërkesë.

Erida Skëndaj:
“Kushtetuta e ndalon shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare”.
Komitetin i Helsinkit shpreh shqetësimin për situatën aktuale politike, çka po ndikon dhe në punën parapërgatitore të zgjedhjeve të 18 qershorit. Në këto kushte Skëndaj thotë se vëzhguesit e OSBE ODIHR duhet të mbërrijnë në Shqipëri sa më parë.
Erida SKëndaj:
“Emergjencë mbërritja e vëzhguesve të OSBE ODIHR”
Propozimi i anëtarëve të KZAZ dhe ngritja e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve janë dy pika te shkelura tashmë nga opozita. Ndërsa Kodi Zgjedhor parashikon se në kushtet kur forcat opozitare nuk dorëzojnë emrat, atëherë KQZ mund të zgjedhë komisionerë kryesisht. Kjo ende nuk ka ndodhur në KQZ por megjithatë komisionarët kryesisht mund të ushtrojnë detyrën deri 30 ditë përpara zgjedhjeve, sepse më pas është domosdoshmëri që opozita të zgjedhë komisionerët e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0030069351196289