INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kanabisi “çmend” PS e LSI. Përplasje e ashpër Tahiri-Rama [VIDEO]

Publikuar më: 18:01 17-03-2017

Një ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi situatën e narkotrafikut, dy partitë e mëdha, PS e LSI janë përplasur ashpër. Në fokus të sulmeve të LSI ka qenë policia e shtetit, e ndërsa Ministri i Brendshëm në largim Saimir Tahiri i kujton aleatit kryesor në qeveri zgjedhjet e 18 qershorit

Luan Rama:
“Ky raport konfirmon edhe njëherë faktin e rëndë që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm i marijuanës dhe një rrugë tranzit për kokainën dhe heroinës. E rëndësishme për vendin është që Shqipëria të mos bëjë spektakle me transmetimet televizive të policëve që çohen për të kapur kanabis”.
Saimir Tahiri:
“Nuk kam pritur dhe nuk pres ndërkohë që këtë lexim krejt të qartë të këndvështrimit të DASH mbi tre vite betejë kundër kultivimit të kanabisit, ta bëjnë kundërshtarët e betuar të Policisë së rilindur të shtetit.
Qofshin këta të fundit në çadrën e pashpresë të bulevardit, qofshin në çadrat e turpshme të emisioneve të porositura dhe komentatorëve të paguar apo qofshin në rolin e hienave të dala nga oborri i PS, që ëndërrojnë dështimin e Partisë Socialiste, përgjigjen e merituar e kanë marre tre vjet e gjysmë nga puna jonë e përbashkët dhe do ta marrin nga populli i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në 18 qershor.
Ndërkohë zgjedhja e Fatmir Xhafës solli jo pak debat në opinionin publik. I pyetur nga mediat nëse LSI do të votojë zgjedhjen e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm, kryetari i grupit të LSI Luan Rama jep këtë përgjigje.
Luan Rama:
“Nuk jemi pjesë e politikës së atyre që bëjnë deklarata të tipit: të kalojë mbi trupin e këtij, apo atij”.

Article Logic
Execution time: 0.0020599365234375