INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kushtetuesja rrëzon Kuvendin për Vetingun, Lu e Vllahutin të pranishëm [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:03 22-11-2016

Gjykata kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit i cili kërkonte heqja e masës së  pezullimit të zbatimit të ligjit të Vetingut. Për Gjykatën Kushtetuese nga momenti i marrjes së vendimit deri tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.
Shqyrtimi i kërkesës së Kuvendit për ligjin e Vetingut ka marrë vëmëndjen maksimale edhe nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë.
Në seancën ku u shqyrtua ligji i shumëdebatuar ka mbërritur Ambasadori Amerikan Donald Lu.


E pas diplomatit amerikan në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vllahutin.


Dy ambasadorët Lu e Vllahutin janë angazhuar maksimalisht për reformën në drejtësi, ndërsa zbatimi i ligjit të Vetingut është kriteri kyç për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE në muajin dhjetor.  
Ndërkohë në Kushtetuese ka nisur shqyrtimin në themel të ligjit të Vetingut, i ankimuar nga Partia Demokratike si dhe Unioni i Gjyqtarëve.
Përfaqësueisi ligjor i Partisë Demokratike tha përballë trupës së Gjykatës Kushtetuese se ligji i Vetingut është antikushtetuese dhe se maxhoranca tenton të kapë sistemin e drejtësisë, duke dhënë këtë argument.
Gazmend Bardhi:
“Objekt i kërkesës tonë është shmangia e kapjes politike. Ligji gjunjëzon sistemin përpara pushtetit ekzekutiv, po të pranohet ky ligj është si të pranosh kapjen e sistemit të drejtësisë. Ligji është antikushtetues, ligji nuk mundëson largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët dhe më këtë ligj qëndrojnë në system. Rivlerësimi të ndodhë sa më shpejt për shkak të korrupsionit”.
Demokratët përfaqësohen nga deputeti Oerd Bylykbashi si dhe ekspertët ligjorë Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso.  Ndërsa PS përfaqësohet nga tre deputetët Pandeli Majko, Vasilika Hysi si dhe kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka bërë palë edhe Unionin e Gjyqtarëve, të cilët, ashtu si PD, kanë ankimuar vettingun në Kushtetuese, të cilët përfaqësohen në seancë nga kreu i UGJSH, Gerd Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.00384521484375