INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekskluzive/ Avokatët sekserë. “Gjyqtarët që i “anashkalojnë” përfundojnë në pranga” [VIDEO]

Publikuar më: 20:00 06-12-2016

“Thembra e Akilit”, për korrupsionit në sistemin e drejtësisë, janë avokatët. E kjo pranohet nga vetë ata, të cilët thonë se avokatët nuk kanë luajtur rolin që ju përcakton ligji por janë kthyer në sekserë. Në një intervistë për IN TV, përfaqësuesi i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar Ndue Pjetraj, akuzon direkt kolegët e tij si pjesën më të korruptuar në sistemin e drejtësisë.
Ndue Pjetraj:
“Avokatët janë kthyer në sekserë të drejtësisë”
Roli i avokatit në sistemin e drejtësisë është vërtetuar dhe në rastët kur prokurorët dhe gjyqtarët kanë tentuar që të kryejnë korrupsion pa “ndihmën” e avokatëve.
Ndue Pjetraj:
“Pa “ndihmën” e avokatëve, Porkurorët e gjyqtarët kanë përfunduar në pranga”.
Pjetraj ka raste konkrete të avokatëve të cilët janë bërë pjesë e korrupsionit, por denoncimi i tyre do të bëhet në momentin kur të hyjë në fuqi ligji i Vetingut. Duke e cilësuar jetik për vendin zbatimin e ligjit të Vetingut, zoti Pjetraj tha se nga zbatimi i tij të paktën 40% e avokatëve të dalin jashtë sistemin, për shkak të aferave korruptive.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715