INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili. Gafa e Parlamentit votohet nesër nga Rama

Vasili. Gafa e Parlamentit votohet nesër nga Rama

Publikuar më: 16:31 27-09-2017

Një ditë përpara votimit në Kuvend të Aktit Normativ si dhe nismës për numrin e institucioneve të Vettingut LSI ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat, kreu i grupit kuvendor Petrit Vasili akuzoj qeverinë se me këtë vendim ajo po tenton të kapë institucionet e Vettingu.
Petrit Vasili:
“Në aktin normativ të qeverisë që do të kalojë nesër, është parashikuar që fondi rezervë që vihet në dispozicion janë 203 punonjës. Kemi të bëjmë me një mazhorancë që edhe do ta kapë Vettingun dhe së dyti, edhe qesharake në mënyrën se si sillet brenda vetes. Në fillim do të miratojë 203 punonjës dhe më pas do ta shkurtojë në 110 punonjës. Pra qeveria ka vendosur më shumë se çka kërkuar organi i Vettingut dhe më pas mazhoranca i shkurton që t’ia shtojë skuadrës së kryeministrit. Besoj që kjo është shqetësim madhor për opinionin publik dhe ka të bëjë me qëllime të errëta. Edhe Kuvendi i Shqipërisë vendoset në një situatë të paprecedentë në historinë e tij. Kemi një raport midis mazhorancës dhe mazhorancës që lidhet edhe me qëllime të errëta, por edhe me paaftësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604