INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush po gënjen kë?! Dëshmitarja e aksidentit dhë bashkëpunëtorët e emisionit japin versionin për sherrin Einxhel-Donald!

Kush po gënjen kë?! Dëshmitarja e aksidentit dhë bashkëpunëtorët e emisionit japin versionin për sherrin Einxhel-Donald!

Publikuar më: 20:30 02-02-2022

Debati i djeshëm Donald- Einxhel duket se është më i ashpri që kemi parë në "Big Brother VIP" dhe kjo po përforcohet edhe nga përmasat që po merr jashtë shtëpisë. Mes të tjerash, ata treguan edhe versionet e tyre për zënkën që kanë patur kur bashkëpunuan për një emision, "Binjakët show".

Einxhel akuzoi Romeon dhe Donaldin se nuk e paguan, ndërkohë që sipas saj, ata ishin jo korrektë në oraret e punës, duke e lënë atë të priste me orë të tëra për xhirimet. Po ashtu, ajo tha që ishte aksidentuar me makinë në ditën e xhirimeve dhe Donaldi me Romeon as nuk u interesuan për të.

Së fundmi, në profilin e Einxhel në Instagram është bërë respost një postim nga mikesha e Einxhel e cila shkruan se ka qenë me të kur u aksidentua.

“Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të cuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën. Me kujtohet që u ndjeva në faj dhe më është dukur sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale. Ne atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe.”

-640-0-whatsapp-image-2022-02-02-at-14142-pm-685.jpeg

 

Nga ana tjetër, një reagim ka ardhur edhe nga regjisori i emisionit, "Binjakët show". Ai pretendon se Einxhel nuk ka qenë korrekt dhe prandaj është hequr nga puna.

"Kam qenë regjizor i Binjakët Show. Për sa i perket debatit të mbrëmshem midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother Albania VIP, ndiej detyrimin të mbaj një qendrim për të mirën e asaj që jo gjithë cfarë thuhet duhet pertypur! Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret! Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit."- shkruhet në statusin e rishpërndarë nga Romeo.

-640-0-screenshot-20220202-135330-instagram-711.jpg

 

Lidhur me këtë ka reaguar edhe një ndër moderatoret e emisionit “Binjakëve”, Sara Gjordeni, e cila thotë se e vërteta është ndryshe nga ajo e Einxhelit.

Përmes një postimi në Instastory, Sara deklaron se çunat kanë qenë shumë korrekt dhe gjithçka çfarë thuhet është mashtri

“Unë si vajza që bashkëpunova me Donaldin dhe Romeon pas Einxhel, di të them që çdo fjalë e djeshme ka qenë super mashtrim. Donaldi, Romeo, madje edhe Mario dhe i ati i tyre ishin të gjithë në studio 3 deri në orën 4 përpara meje dhe Marjanës. Çunat shkruanin edhe pjesët tona dhe siguroheshin herë pas herë të mos ishim në siklet. Mario ishte aty i gatshëm për çdo gjë gjithashtu”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

1b0dd128-dac6-4d87-84b8-1e6db93f9a05-640x1138.jpg

ee4b69a5-ff8a-4bd0-9a10-4a3da0de039e-640x1138.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258