INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kush nuk voton të dielën, ikën nga puna të hënën’

“Kush nuk voton të dielën, ikën nga puna të hënën’

Publikuar më: 16:55 28-06-2019

Partia Demokratike thotë se qeveria po i bën presion administratës publike për të marrë pjesë forcërisht në votime. Në një dalje për mediat, ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se, “Një nga mjetet e manipulimit është presioni ndaj administratës publike për të marrë pjesë forcërisht në votime. Një presion i njëjtë me atë që shqiptarët dëgjuan që ishte ushtruar në votimet e pjesshme të Dibrës e në çdo palë zgjedhje që ka organizuar kjo qeveri. Punonjësit e administratës dhe të kompanive shtetërore po shantazhohen në mënyrë kriminale dhe antidemokratike për të marrë pjesë në votimet moniste të 30 qershorit”, tha Tabaku.

Në vijim, Tabaku zbuloi disa metoda si bëhet presioni. “Mesazhe zanore, urdhra verbale, formularë detyrues që shkelin të drejtat kushtetuese të u janë dhënë njerëzve të administratës, duke i paralajmëruar që mosdalja në votime të dielën, do të shoqërohet të hënën me largim nga puna”, tregoi ajo.

Presioni nuk është vetëm te personat e punësuar por edhe mbi familjarët, vijoi Tabaku. “Skema kriminale e detyrimit të paraqitjes me dhunë është e tillë që detyron këta individë që të marrin me vete të paktën 5 persona të tjerë në votime. Emrat e tyre janë në formularët e shpërndarë punonjësve në çdo bashki të vendit të kontrolluar nga Partia Socialiste, në çdo ministri dhe institucion varësie prej tyre, madje e kanë shtrirë edhe në bizneset private, që kontrollojnë nëpërmjet tenderave korruptivë”, tha Tabaku.

Article Logic
Execution time: 0.0044989585876465