INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkitë e djathta nuk dorëzohen, ‘Nuk ka zgjedhje më 30 qershor’

Bashkitë e djathta nuk dorëzohen, ‘Nuk ka zgjedhje më 30 qershor’

Publikuar më: 14:57 25-06-2019

Bashkitë që drejtohen nga përfaqësues të opozitës nuk dorëzohen. Ata kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komisioni nuk do t’i pengojë ato të marrin nën administrim ambientet në pronësinë e tyre. “Ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur që të marrim nën administrim ambientet, ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit në të shkuarën.’- thuhet në shkresën e bashkive të opozitës, që përbëjnë gati gjysmën e bashkive të vendit”, thuhet në shkresë. 

Gjithashtu, kryebashkiakët, njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ‘në datat 27 Qershor deri në 2 Korrik, ambientet që ishin vënë në dispozicion për zgjedhjet, përpara shfuqizimit të datës 30 qershor nga Presidenti, do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga bshkitë apo për tubime të tjera’

Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, kryebashkiakët njoftojnë KQZ-në se kanë shfuqizuar aktet me të cilat kanë dërguar listën e zgjedhësve pranë KZAZ-ve, si dhe aktet për vendet e qendrave të votimit në bashkitë e tyre, ku nuk do të lejohet vendosja e asnjë material zgjedhor, si dhe aket e propozimit për qendrat e votimit në ambjentet private.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055