INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Diona Fonës? Këngëtarja nuk njihet më pas ndryshimit në LOOK!

Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Diona Fonës? Këngëtarja nuk njihet më pas ndryshimit në LOOK!

Publikuar më: 16:29 22-04-2021

Diona Fona është një nga këngëtaret më të reja në industri, fama e së cilës “shpërtheu” me hitin e saj “Havera” në vitin 2017. Bukuroshja 22 vjeçare duket se po i ngjit shkallët e karrierës siç duhet, e së fundmi ka ardhur edhe me një projekt të ri që u prit shumë mirë nga fansat, këngën me videoklip “Sheqer” pjesë e së cilit ishte edhe konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani.

Ndërkohë që Dionën jemi mësuar ta shohim gjithmonë me të njëjtin model flokësh, këngëtarja na ka lënë të gjithë pa fjalë me postimin e fundit në Instagram të bërë vetëm pak momente më parë.

Ylli i “Xhani” ka publikuar dy foto tek të cilat nuk njihet thuajse fare. Ajo shfaqet brune, e grimuar, me flokë të shkurtër e me balluke.

A është ky modeli i ri i flokëve i Dionës apo janë thjesht paruke? Kjo mbetet për t’u parë!

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030817985534668