INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E konfirmuar! Ja kush do të jetë YLLI i serialit të Ermal Mamaqit!

E konfirmuar! Ja kush do të jetë YLLI i serialit të Ermal Mamaqit!

Publikuar më: 19:32 22-04-2021

Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi lajmëroi se së shpejti do të vijë me një serial. Në një postim në Instagram, aktori ka zbuluar edhe protagonisten e projektit të ri.

Bëhet fjalë për Jonida Vokshin. Mamaqi e quajti aktoren “ylli i serialit” teksa e ka uruar për ditëlindje pak kohë më parë në rrjetin social.

Ka mjaftuar ky koment i Ermalit që të gjithë mediat rozë të shkruanin se Jonida do të ishte protagonistja në serialin e ri të Mamaqit, por ajo vetë kurrë nuk e konfirmoi.

E ftuar në programin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo në TAR u zbulua çdo dyshim që kishim dhe Vokshi e pranoi ekskluzivisht lajmin.

Ndërsa u pyet rreth zërave, nëse do të jetë protagoniste e këtij seriali të shumëpërfolur, Jonida pohon se është e vërtetë që do të jetë pjesë e serialit të Ermal Mamaqit. Ajo zbuloi se për momentin po bëhen vetëm provat, nuk kanë nisur ende xhirimet, por që do të nisin së shpejti.

Lajmi i mirë për të gjithë fansat e Jonidës është se do ta shikojmë së shpejti në një serial dhe ajo vetë është tepër e lumtur për këtë projekt të ri.

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111