Luiz Ejlli sigurisht që është "kryefjala" e këtij edicioni të "BBVIP", po ashtu edhe një prej banorëve potencialë për ta fituar reality show-n, ndoshta më i favorizuari, për shkak edhe pse Olta Gixhari, "rivalja" e tij më e madhe në shtëpi u largua nga programi. Megjithatë dinamikat e krijuara në shtëpi pas rihryjes së disa ish-banorëve dhe përplasjet e fundit, e kanë bërë rrugëtimin e tij të mbetur pak më të vështirë dhe do na duhet të presim cfarë do të ndodhë deri në fund.
Por edhe pse ne (dhe gjithë banorët e shtëpisë përvec Kristit, Deas dhe Luizit) e dimë cfarë bëhet jashtë dhë mbështetjen që këngëtari ka, ai vetë për këtë nuk ka ide, edhe pse ka disa indicie. Duke biseduar sot me Kiarën e Efin, dhe i pyetur nga kjo e fundit se kush është pretendenti për fitoren e formatit, ai fillimisht tha se "i duhet" të thotë emrin e tij, për shkak të qëndrimit që ka kaq ditë që e mban, ku i thotë banorëve të tjerë se do t''i nxjerrë nga shtëpia.
Ndërkohë i pyetur sërish nga vajzat për një emër tjetër, për "rivalin" e tij të mbetur brenda shtëpisë, ose të paktën dikë që do jetë me të deri në dyshen e fundit, Luizi zgjodhi të mos përgjigjet, duke u shprehur se "nuk do të ndikojë publikun me një emër prej tij". Përgjigje kjo që tregon dy gjëra, e para që ai vazhdon të jetë një njohësh shumë i mirë i formatit dhe e dyta, që sërish mendon veten si pretendent, duke qenë se nëse do mendonte se do kishte një "kundërshtar të denjë" në shtëpi, ose më shumë, nuk do kishte hezituar të përgjigjej menjëherë.