Ajo është pa diskutim një nga banoret më të komentuara të edicionit të dytë të "Big Brother Vip Albania". Disa e kanë quajtur luanesha e shtëpisë, të tjerë e konsiderojnë "drama queen" të lindur, stratege apo të shtirur. Eh, për Olta Gixhari ka shumë për të thënë e po aq na tregoi edhe ajo mbrëmë
E ftuar në "Më lër të flas" ajo tregoi për rrugëtimin e saj në këtë realitet show, arsyet pse vendosi të dilte para kohë dhe si po e rigjen veten në familje. E pyetur nga Donaldi dhe Romeo se si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin, Dorin, Olta tregoi se e kanë rikuperuar shumë shpejt kohën që qëndruan larg njëri-tjetrit, duke pohuar kështu se mes çiftit gjithçka shkon shumë mirë.
Gjithashtu, ajo nuk u la pa pyetur lidhur edhe me videon e bërë virale disa kohë më parë, ku Olta dëgjohej në dhomën e rrëfimit teksa thonte "Pas dy javësh do shoh efektin" frazë kjo e cila u mor nga ndjekësit si një bashkëpunim mes saj dhe produksionit. Mirëpo, e vërteta ka qenë krejt ndryshe dhe këtë e zbuloi vetë Olta për herë të parë.
"Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë. Ajo më thotë: 'Afrohu të të shoh ballin' dhe unë afrohem dhe i them: 'Pas 2 javësh do shoh efektin'. Unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe m'u bë psikozë dhe thashë nuk dua më të shtohen rrudhat. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk e lëviz dot. Është bërë dru."- tha ajo.