INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush fshihet pas vrasjes së 43-vjeçarit në Tepelenë? Zbardhen fjalët e fundit të viktimës para vrasjes

Kush fshihet pas vrasjes së 43-vjeçarit në Tepelenë? Zbardhen fjalët e fundit të viktimës para vrasjes

Publikuar më: 13:07 07-09-2018

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e 43 vjeçarit Alket Muho në Memaliaj.

Sipas informacioneve, policia po heton në dy pista atë të vrasje për shkaqe pronësie dhe prishjes së disa parcelave të drogës.

Deri tani për ketë ngjarje janë shoqëruar 7 persona.

Sipas dëshmisë së bashkëshortes, në momentin e vrasjes ata kanë qenë duke komunikuar në telefon dhe fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë : 'Po çfarë bëni kështu more çuna ?'.

Pas kësaj, janë dëgjuar breshëri plumbash dhe telefonata është ndërprerë.

Bashkëshortja e 43-vjecarit, ka vrapuar drejt tokës ku viktima ishte duke punuar dhe e ka gjetur të pa jetë.

Në trupin e Muhos janë gjetur 7 plumba, në pjesën e majtë të trupit.

Familjarët dyshojnë se vrasja ka ndodhur për shkaqe pronësie.

Vjehrri i viktimës është shprehur se e di dhe se kush është autori që fshihet pas ngjarjes.

Megjithatë, policia nuk përjashton dhe pistën se Alket Muho është vrarë se ka informuar policinë për disa parcela droge.

Një grup i posaçëm hetimor, është ngritur për të zbardhur të vërtetën e kësaj vrasje dhe kush e dekonspiroi informatorin e policisë dhe e ekspozoi para trafikantëve.

Të parët që po hetohen janë punonjësit e policisë së Memaliajt, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pikasur edhe nga banorët e zonës. Vetëm një ditë para vrasjes në atë zonë, pranë fshatit Gllavë, policia ka sekuestruar disa parcela me kanabis.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873