INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet i pajetë në rrugë një 58-vjeçar, policia jep sqarimet e para

Gjendet i pajetë në rrugë një 58-vjeçar, policia jep sqarimet e para

Publikuar më: 13:11 07-09-2018

Një trup i pajetë është gjetur në rrugë në mesnatë, në Himarë.

Sipas informacioneve të policisë bëhet me dije, se shtetasi është identifikuar me inicialet F.Ç, 58 vjeç.

Nga hetimet e kryera si dhe nga këqyrja paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Policia dyshon se 58-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht, ku dhe ka humbur jetën.

Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652