INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama hap fushatën dhe paralajmëron kryebashikakët: Do kaloni në 'sitën' e qytetarëve

Rama hap fushatën dhe paralajmëron kryebashikakët: Do kaloni në 'sitën' e qytetarëve

Publikuar më: 12:44 07-09-2018

Partia Socialiste nisi sot përgatitjet për zgjedhjet vendore duke mos pritur hapjen e fushatës. Kryetari Edi Rama tha gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste se zgjedhjet pa kundërshtar fitohen lehtë duke aluduar kështu se opozita nuk përbën një kërcënim për ta. Por Rama gjithashtu lëshoi edhe një paralajmërim të fortë për krerët dhe këshilltarët bashkiakë duke u shprehur se në listë do të kenë mundësi që të jenë përsëri vetëm ata që kanë punuar.
“Ne duhet të fillojmë zgjedhjet vendore sot. Sot, menjëherë mos të presim fushatën, jo për të filluar zgjedhjet. Ndeshjen pa kundërshtar e fiton kushdo. E rëndësishme është të fitojmë zgjedhjet duke kuruar plagët e njerëzve. Ne duhet të fillojmë fushatën sot duke marrë përsipër fajin tonë”- tha. “Kemi humbur kohë. Unë jam përgjegjësi kryesor pasi jam marrë nga një herë më shumë me ata që i kemi përballë se me ata që na mbajnë në krah. Vëmendja jonë duhet fokusuar tek ata në krah”-tha Rama duke shtuar se nuk duhet të merren me opozitën që gjuan pas krahëve dhe lehë. “ Ata nuk i kemi as në ballë, se duhet të kthehemi pas. Janë shumë larg dhe gjuajnë me mjete të forta dhe lëshojnë lehje, është e padrejtë për njerëzit, që kemi filluar t’ua shpifim politikën”-deklaroi kreu i PS-së.
“Duhet të fillojmë fushatën që listat mos ti bëjmë natën e fundit për këshilltarët bashkiakë, sipas qejfit dhe t’ia faturojmë PS dhe mos të mbajmë asnjë përgjegjësi se si kontribuojnë. Shumicës së këshilltarëve duhet tu japim mundësi që të jenë në listë përsëri, por dhe shumë të tjerëve. Procesin që qeveria bëri para pushimeve duhet ta bëjmë gjithë kryetarët e Bashkive për të mbledhur dhe dëgjuar gjithë opinionet. Kjo për të kuptuar nëse është më për betejë kreu i Bashkisë apo duhet të gjendet një tjetër”-u shpreh Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607