Tashmë prej vitesh Luana Vjollca është afirmuar në treg edhe si artiste në muzikë, madje pak kohë më parë nënshkroi kontratën me gjigantin muzikor Sony Music.
Tre vite më parë Luana ftoi në bashkëpunim këngëtarin shqiptar Bujar Qamili dhe ata risollën këngën e tij “Mi dhe flakë mallit tim”.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron plot 17 milionë klikime e luhet e sot e kësaj dite ngado. Ditën e sotme, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se edhe nëse do t’i jepej sërish mundësia do ta pranonte Luanën, pasi ajo është e veçantë.
“Në rastin tim, ajo këngën e ka bërë për qejf. Kush është ai që nuk e pranon Luanën. Edhe po të mos ishte kjo që është, unë këngën do ta kisha bërë. Kënga është bërë për qejf, Luana këngën nuk e ka bërë për tu bërë këngëtare, po për ta pasur për vete, ta dëgjonte në makinë, e ka bërë për qejf. Edhe unë do ta bëja sërish këngën se është Luana në mes”, tha Bujari.









13 Dec 2025 





