INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e shoqëroi? Para famës, Tayna poston VIDEO nga viti 2016 në mbrëmjen e maturës, ja si dukej

Kush e shoqëroi? Para famës, Tayna poston VIDEO nga viti 2016 në mbrëmjen e maturës, ja si dukej

Publikuar më: 19:43 17-05-2019

Tayna është ndjerë nostalgjike dhe ka publikuar një video të vjetër, para se të bëhej e famshme dhe të njihej nga të gjithë.

Bëhet fjalë për kohën e maturës, kur Tayna mbaroi gjimnazin 3 vite më parë. Reperja ka publikuar videon për të treguar look-un e saj në mbrëmjen e maturës, dhe na duhet të themi që nuk na zhgënjeu aspak.

E veshur me një fustan elegant të zi dhe një palë taka të zeza, Tayna duket shumë joshëse. Me flokët e zeza ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim sot dhe të çarën e fustanit që i ekspozon këmbën e majtë, reperja dukej sikur do të parakalonte ndonjë tapet të kuq!

Megjithatë duke parë këto pamje ajo që na bëri më tepër kuriozë është se kush e shoqëroi Tayna-n në mbrëmjen e maturës!

 

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598