INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do ta zëvendësojë në OTR? Enca i lëshon “kunja” Noizy-t dhe kandidateve të mundshme [FOTO]

Kush do ta zëvendësojë në OTR? Enca i lëshon “kunja” Noizy-t dhe kandidateve të mundshme [FOTO]

Publikuar më: 13:51 09-07-2017

Pas shumë deklaratave thumbuese dhe të drejtpërdrejta, është e qartë se Enca dhe Noizy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre si shokë por edhe si bashkëpunues në grupin OTR. E si rrjedhojë është përfolur gjatë për pasardhësen e Encës në OTR dhe emrat më të mundshëm kanë qenë ai i Beatrix Ramosaj, më te cilën Enca është zënë kohë më parë, por edhe Keisi Medini, vajza e Sabianit.

Por Enca për një gjë është shumë e sigurtë, askush nuk mund ta zëvendësojë atë, të paktën kështu ka thënë vetë këngëtarja e njohur.

 “Fytyra që bëj kur dëgjoj se disa njerez mendojnë se mund të më zëvendësojë!”- shkroi ajo me ironi në një postim në Insta Story, ku shihet duke buzëqeshur e ekzaltuar.

Postimi sigurisht i drejtohet reperit Noiz-y, i cili është dhe themeluesi i OTR. “Të paktën u përpoqët!”- vijoi më tej Enca duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674