INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush bën pozat më të bukura?

Kush bën pozat më të bukura?

Publikuar më: 14:16 09-01-2016

Duhet thënë se të gjithëve na kanë bërë pak zili pushimet e reperit Capital T në Tajlandë, duke para disa nga fotot shumë ekzotike që këngëtari ka bërë publike.

Megjithatë duket se sipas vendit bëhet edhe kuvendi, pasi me mbërritjen në vendin aziatik, edhe vetë Kapo është bërë pak më…ekzotik. Artisti 24 vjeçar në çdo foto të postuar rrallëherë ka mbajtur një qëndrim të zakonshëm duke surprizuar me disa poza mjaft simpatike. Ç’është e vërteta ato janë deri diku të justifikuara pasi dyshojmë se dikush nga ne mund të qëndrojë drejt në anë të një varke me vela apo të bëjë trajnim të lëvizjeve të trupit (siç na tregoi Capitali në mbishkrimin e njërës prej fotove) pa u dukur pak si Jackie Chan. Pushime të mbara artistit dhe presim të kthehet në atdhe me hitin e radhës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098