INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan se i vodhi këngën, Capital T shfaqet krah reperit amerikan me famë botërore [FOTO]

E akuzuan se i vodhi këngën, Capital T shfaqet krah reperit amerikan me famë botërore [FOTO]

Publikuar më: 22:50 16-04-2018

Tani ka kuptim e gjithë ajo “luftë” që u bë!

Capital T është një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë dhe jo më kot çdo këngë e tij kthehet në hit. Është e vështirë të gjejmë një këngë të Kapos që nuk pëlqehet nga publiku, por kur këta të fundit kanë dyshime, flasin gjithmonë. E themi këtë për të rikujtuar kohën kur kënga “Ulu” e Capital T dhe 2PO2 u akuzua se është kopje e “Bad and Boujee” e Migos dhe Lil Uzi Vert.

Kjo u mohua kategorikisht nga Capital T dhe 2Po2, por së fundmi reperi shqiptar është shfaqur pranë reperit të famshëm amerikan Lil Uzi Vert. Për të gjithë ata që nuk e njohin, është ai që ka atë modelin e flokëve të çuditshëm, por mbi të gjitha ka shumë çmime të fituara në Billboard, MTV, Iheart Music Radio, Grammy Awards, kryesisht me këngën “Bad and Boujee”.

Capital T e ka dëgjuar nga afër reperin amerikan në një club të cilit nuk ia dimë vendndodhjen dhe nuk ka hezituar të publikojë një foto në Instastory.

 

tryekapo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723