INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kur të kap...''/ E kritikuan shumë për këtë veprim gjatë Festivalit të Kanës, moderatori i njohur shqiptar ironizon Elvanën? [FOTO]

''Kur të kap...''/ E kritikuan shumë për këtë veprim gjatë Festivalit të Kanës, moderatori i njohur shqiptar ironizon Elvanën? [FOTO]

Publikuar më: 09:38 21-05-2019

Elvana Gjata këto ditë ka qenë në Francë së bashku me Ermal Mamaqin ku parakaluan edhe në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Gjatë këtij qëndrimi në një event kaq të rëndësishëm, Elvana ka shijuar edhe rivierën franceze nga ku ka postuar disa foto e video që tërhoqën shumë vëmendjen, jo vetëm prej faktit se këngëtarja dukej shumë simpatike, por edhe prej një detaji.

Fansat e kanë vënë re menjëherë se Elvana ka shkuar në plazh me taka dhe ia kanë përmendur në komente, mirëpo një prej fotove të saj e ka komentuar edhe moderatori i njohur Isli Islami.

elt.jpg

 

Ai e ka postuar foton e Elvanës në profilin e tij teksa shkroi: "Kur te kap nervishiatiku por ti akoma dëshiron të dukesh e mrekullueshme”.  Për disa portale online kjo deklaratë e Islit ishte si një ironizim ndaj Elvanës, por me siguri moderatori ka dashur të komplimentojë Elvanën, mirëpo s’ka anashkaluar pozën që ajo ka marrë.

 

islit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887