INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur nis BBVIP2? Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve: Fillon direkt pas…

Kur nis BBVIP2? Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve: Fillon direkt pas…

Publikuar më: 19:33 26-06-2022

Producentja e “Big Brother Vip”, Lori Hoxha ka treguar se kur pritet të nisë sezoni i dytë i programit që gozhdoi të gjithë shqiptarët para ekranit.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, Lori thotë se BBV2 do të nisë në fund të muajit dhjetor, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022.

“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë. Por deri atëherë programacioni ditor dhe ai prime do të jetë “on top”, ndaj dhe nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruan Lori.

-640-0-screenshot-2-1656249057.png

Article Logic
Execution time: 0.0040369033813477