INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nga kolegët e pasjellshëm! Vrazhdësia e tyre shkakton çrregullime të gjumit

Kujdes nga kolegët e pasjellshëm! Vrazhdësia e tyre shkakton çrregullime të gjumit

Publikuar më: 12:49 26-12-2018

Vrazhdësinë e kolegëve tuaj të punës e çoni edhe në shtëpi dhe kjo mund të ndikojë jo vetëm në gjumin tuaj, por edhe atë të partnerit tuaj. Ky është rezultat i një studimi të kryer nga studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Portlandit dhe Universiteti i Illinois. Kur njëri nga dy bashkëshortët duhet të merret me kolegët e pasjellshëm në vendin e punës, ai ka tendencë të mërzitet dhe kjo tregohet nëpërmjet simptomave të pagjumësisë. Kështu, ai nuk bie në gjumë ose, kur fle zgjohet në mes të natës. Studimi gjithashtu shqyrtoi problemet e gjumit të partnerit dhe gjeti se ai është i përfshirë drejtpërsëdrejti, por vetëm nëse çifti punon në të njëjtën kompani ose nëse personi tjetër ka të njëjtin profesion. “Kjo për shkak se ndoshta, "ata e njohin më mirë kontekstin", në të cilin detyrohen të punojnë me njerëz të vrazhdë "dhe mund të përfshihen më shumë në procesin e zgjidhjes së problemeve”- shpjegon Charlotte Fritz, një studiuese që ka koordinuar studimin. Çfarë mund të bëhet për të shmangur këtë çrregullim gjumi? Studiuesit propozojnë që kompanitë të bëjnë më të mirën për të promovuar politika të bazuara në tolerancë, duke përfshirë trajnimin e duhur. Por duke qënë se nuk mund të shmangni dot kontaktin me njerëzit e vrazhdë apo të pasjellshëm që mund të keni në punë, ekspertët këshillojnë që të shkëputeni mendërisht nga puna pasi përfundimit të orarit, duke kaluar kohë me familjen dhe miqtë, duke praktikuar ndonjë hobi ose duke bërë meditim.

Article Logic
Execution time: 0.0030770301818848