INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me shpejtësinë, Policia: 134 masa, në vijim kontrolle edhe më të ashpra

Kujdes me shpejtësinë, Policia: 134 masa, në vijim kontrolle edhe më të ashpra

Publikuar më: 10:31 27-02-2018

Policia Rrugore e Tiranës, ka marrë masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, për një qarkullim normal në akset rrugore urbane (qendrat e banuara) si dhe pas ankesave të herë pas hershme të banorëve, për vështirësinë në qarkullimin normal të mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të autoambulancave në zonat e banimit.

Policia bën me dije se janë vendosur 134 masa nga të cilat: 45 për qarkullim në korsitë e dedikuara për shërbimin publik. 75 për parkime të gabuara. 14 për mosdhënie përparësie këmbësorëve. Janë njoftuar 125 pronarë mjetesh dukshëm të braktisura ose të vendosura për shitje në hapësirat publike, që të lirojnë hapësirën e zënë brenda 15 ditësh.

Në të kundërt do t'i nënshtrohen sanksioneve ligjore që parashikon Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu janë arrestuar shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, pasi kontrollet dhe masat do të jenë të ashpra.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165