INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Ja cilat janë forcat speciale më të rrezikshme në botë [FOTO]

Kujdes! Ja cilat janë forcat speciale më të rrezikshme në botë [FOTO]

Publikuar më: 10:43 08-07-2019


Forcat speciale konsiderohen si aktivitete ushtarake të zhvilluara me forca të posaçme, të organizuara, të trajnuara dhe të pajisura me personel të zgjedhur, që përdorin taktika shumë të pazakonta. Mediat e huaja së fundi kanë radhitur forcat speciale më të rrezikshme në botëtë cilët janë të trajnuar për misione që për ne janë të pamundura ose i shohim thjesht nëpër filma.

GIGN i Francës
Grupi Ndërkombëtar i Ndërhyrjes së Xhandarmërisë është njësia taktike e policisë elite të Francës.Misionet e tyre përfshijnë luftën kundër terrorizmit, shpëtimin e pengjeve, mbikëqyrjen e kërcënimeve kombëtare, mbrojtjen e zyrtarëve qeveritarë dhe synimin për krimin e organizuar.GIGN ka selinë në Versailles-Satory pranë Parisit. Megjithëse pjesa më e madhe e operacioneve të saj ndodhin në Francë, njësia, si një komponent i Forcave të Armatosura Franceze, mund të operojë kudo në botë. Që nga formimi, ka qenë i përfshirë në më shumë se 1,800 misione dhe ka shpëtuar më shumë se 600 pengje, duke e bërë atë një nga njësitë më të njohura kundër terrorizmit në botë.

MARCOS
Të njohura me parë si Forca Komando Detare (MCF), njësia e forcave speciale të Marinës Indiane konsiderohet si më e rrezikshmja në botë.
MCF është organizuar posaçërisht, trajnuar dhe pajisur për kryerjen e operacioneve të veçanta në një mjedis detar. Forca ka fituar gradualisht përvojë dhe reputacion për profesionalizëm gjatë tre dekadave që ka ekzistuar.
Motoja e tyre është ‘të patremburit’.

 SSG
SSG apo Shërbimi Special i Ushtrisë së Pakistanit, të njohur edhe si Beretat Maroon njihen për operacionet e rrezikshme që marrin.
Është forcë e posaçme e operacioneve të mandatuara dhe të ngarkuara me pesë misione primare: mbrojtja e brendshme dhe e jashtme, zbulimi, veprimet direkte, kundër-terrorizmit si dhe luftërat e pazakonta , që është misioni i tyre më i rëndësishëm.

 Spetsnaz
Ky grup i përket Rusisë dhe janë ushtarët më të trajnuar në botë. Ata konsiderohen të paligjshëm në SHBA dhe vendet perëndimore. Ky grup ka armët më të fuqishme në botë. Ata nuk e injorojnë dhembjen por kënaqen me të.

GROM
Forcat speciael të Polonisë. Një nga forcat më të bashkuara në botë. Përzgjedhja e rekrutëve të rinj bëhet duke parë sa të ftohtë ata janë, të zgjuar dhe të devotshëm.

u4.PNG

u3.PNG

u2.PNG

u1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221