INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stuhi në Venecia, kroçera

Stuhi në Venecia, kroçera "del" nga kontrolli [VIDEO]

Publikuar më: 10:55 08-07-2019

Një anije Kroçere rrezikoi të përplasej me bankinat e Venecias dhe një jaht që ndodhej aty pranë. Në orët e fundit Venecia është përfshirë nga moti i keq me shira dhe stuhi.

Sipas informacioneve zyrtare, anija goditi një jaht të ankoruar si dhe disa anije të tjera, por arriti të shmangte aksidentin fatal.

Anija 'Costa Deliziosa', teksa po largohej nga porti, ndoshta për shkak të kushteve të këqia të motit, e gjeti veten në vështirësi për të ruajtur drejtimin e lëvizjes.

Paniku ishte evident mes pasagjerëve madje edhe ata që ishin në breg përjetuan çaste frike.

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422