INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri detar. Mbërrin në Tiranë Nikos Kotzias

Kufiri detar. Mbërrin në Tiranë Nikos Kotzias

Publikuar më: 08:39 29-03-2018

Pas marrjes së plotfuqishmërisë nga Presidentin Ilir Meta për të negociuar me palën greke për kufirin detar në Tiranë mbërrin kryediplomati grek. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvillojë sot një vizitë të shkurtër në Tiranë.
Burime bëjnë të ditur se kryediplomati grek do të takohet me Ministrin Bushati rreth mesditës në Ministrinë e Jashtme.
Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.
Vonesa me dhënien e autorizimit nga Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.
Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vienës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzheë Nimetz.

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729