INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku janë 4 shtëpitë që premtove? Capital T vendos në siklet Donaldin, ja si i përgjigjet aktori!

Ku janë 4 shtëpitë që premtove? Capital T vendos në siklet Donaldin, ja si i përgjigjet aktori!

Publikuar më: 17:39 18-06-2022

Këngëtari Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T ka vënë në siklet binjakët Donald dhe Romeo Veshaj, të cilët i ka pyetur për shtëpitë që premtuan se do të ndërtonin pas Big Brother VIP. I pranishëm në "Më lër të flas", Capital T tha se s'kishte dëgjuar më për premtimin që kishin bërë. Por, binjakët thanë se po merreshin me ato raste.

Pjesë nga biseda:

Donald Veshaj: Jemi duke u marrë me rastet dhe do të ndërtojë dy shtëpi në Kosovë dhe dy në Shqipëri. Nëse ndërton katër shtëpi, e pesta jam unë. Kam ngritur strukturën, kam hapur një fondacion që ka dashur kohën e vet me të gjitha procedurat. Është ngritur një bord, një staf për fondacionin. I kam zgjidhur pak a shumë rastet kush do të jenë. Kanë dashur kohën e vet por do të vijnë gjëra shumë të bukura.

Capital T: E kam thënë që jeni super çuna dhe jeni çuna të mirë, unë thjesht doja të vërtetoja.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215