INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthjellime, vranësira  por…si do të jetë moti sot dhe nesër

Kthjellime, vranësira por…si do të jetë moti sot dhe nesër

Publikuar më: 11:02 21-04-2019

Këtë të dielë në të gjithë vendin do të mbizotërojë mot i kthjellët. Meteoalb bën me dije se herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Bregdet dhe zonën e ulët por shira të dobët priten në Juglindje.

Temperaturat e ajrit luhaten nga 6 deri në 24°C.Sa i përket ditës së hënë do të dominojë mot i vranët me intervale kthjellimesh. Më të dendura vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të izoluar.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore por vranësirat mbeten më të dukshme në juglindje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit por dhe në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 7°C deri në 25°C.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211