INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti Thaçi: U godit pavarësia e Kosovës

Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti Thaçi: U godit pavarësia e Kosovës

Publikuar më: 09:14 05-08-2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kuvendit të Kosovës, ka reaguar ashpër duke thënë se është sulm ndaj pavarësisë së Kosovës, pasi Kuvendi është organi më i lartë legjislativ.
 
“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë”, ka thënë Mustafa në një postim në Facebook.
Ai ka ftuar organet e rendit që të punojnë në zbardhjen e këtij rasti të cilin kryeministri e cilësoi si “shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar” si dhe ka ftuar edhe qytetarët që ta japin ndihmën e tyre.
 “Ata që kryen duhet të dalin para drejtësisë”, theksoi ai në fund.    

Po kështu dhe Presidenti i Hashim Thaçi ka shkruar në FB se dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Ndaj ai thekson se mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë.
“Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Mund të mos jemi në dijeni të emrave të sulmuesve, por e dimë se ata janë njerëz që nuk e duan Kosovën, që nuk ia duan të ardhmen evropiane qytetarëve tanë dhe nuk duan që fëmijët e Kosovës të rriten në paqe. Kam besim se organet e drejtësisë do t’i identifikojnë sulmuesit dhe do ta zbardhnin rastin. Dhe kam besim se të gjithë do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë që dhuna të zë vend në shoqërinë tonë”, - tha Thaçi.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834