INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen rreth 8 mijë rrënjë kanabis në tre zona të vendit

Zbulohen rreth 8 mijë rrënjë kanabis në tre zona të vendit

Publikuar më: 10:13 05-08-2016

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 7949 bimë kanabis sativa në Tepelenë, Memaliaj dhe Vlorë.

Bimët narkotike u gjetën në dy fshatra të Tepelenës dhe në një fshat të Memaliaj. Përkatësisht në Gusmar të Tepelenës në vendin e quajtur "Përroi i Kaurit" dhe "Përroi i pishave" u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 3100 bimë narkotike. Edhe në fshatin Rexhin, të Tepelenës u gjetën dhe u asgjësuan 1610 bimë narkotike. Po kështu dhe në fshatin Kalivaç, Memaliaj nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë  në vendin e quajtur "Rëza" dhe  "Xana" u gjetën dhe u asgjësuan në total 2700 bimë të dyshuara kanabis sativa. Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies. Autorët nuk dihen ende se kush janë dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Vlorë
Edhe policia e Vlorës ka asgjësuar 10 parcela me rreth 539 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Drashovicë të Vlorës dhe në fshatin Velahovë të Sarandës, të cilat u asgjësuan me djegie.

Article Logic
Execution time: 0.0038762092590332