INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiakja e Prrenjasit nuk e lëshon zyrën

Kryebashkiakja e Prrenjasit nuk e lëshon zyrën

Publikuar më: 12:12 02-08-2019

Ndërsa pritet që kryetari i ri i bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba, të hynte në zyrë, kryetarja paraardhëse Miranda Rira ka vendosur të mos e lërë detyrën. Ajo thotë se do të rri në detyrë deri më 13 tetor, të cilën e njeh si të ligjshme për zgjedhjet vendore dhe për këtë ka nisur përgatitjet. 

“Nuk është pozitive që po kalojmë kaq hapa pas ndërkohë që të gjitha ndërrimet e pushtetit të çdo lloj zgjedhjeje nuk mund të ishin në këtë lloj derexheje. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin monopartike, janë votime të kryera pa dekretin e Presidentit dhe si të tilla janë nul. Ne presim datën 13 tetor, jemi duke u përgatitur dhe bërë maksimumin tonë për zgjedhjet lokale që do të jenë pas pushimeve të verës. Këshilli i ri bashkiak nuk po zhvillon sot mbledhjen në mjediset e bashkisë dhe kjo është për të marrë dhenë. Nuk ka guxim të hyjë në godinën e bashkisë dhe të betohet”, është shprehur Rira.
Por jo në të gjitha bashkitë është vepruar në këtë formë. Dje ish-kryetari i Përmentit, i zgjedhur nën siglën e PD, la zyrën pa zhurmë dhe me një ndjesë ndaj qytetarëve që nuk arriti ti realizonte disa objekiva.
Ndërsa në Devoll dhe Kavajë ndërrimi I kryetarëve është bërë përmes tensionesh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332