INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kroacia “leksion” Kosovës, e mposht 0-6 në Loro Boriçi [VIDEO]

Kroacia “leksion” Kosovës, e mposht 0-6 në Loro Boriçi [VIDEO]

Publikuar më: 23:02 06-10-2016

Kroacia është treguar e pamëshirme ndaj Kosovës, duke e mposhtur atë me rezultatin 0-6 në stadiumin Loro Boriçi, në Shkodër. Serinë e golave të këtij rezultati tenistik, e nisi Mandzukic, që shënoi 3 herë në portën e Ujkanit në minutat 6, 24 e 35.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por e njëjta sasi golash u shënuan dhe në pjesën e dytë nga Mitrovic, Kalinic e Perisic. Pavarësisht entuziazmit të pikës së parë të marrë në transfertë me Finlandën, përfaqësuesja më e re europiane shfaqi probleme në fazën mbrojtëse, sidomos në qendër, me Mandzukic që e kishte të lehtë të gjente mundësitë për të goditur portën.

Pas këtij rezultati Kosova është me 1 pikë në vendin e fundit të Grupit I. 

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434