INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria mund Lihtenshteinin, kryeson e vetme grupin G [VIDEO]

Shqipëria mund Lihtenshteinin, kryeson e vetme grupin G [VIDEO]

Publikuar më: 22:55 06-10-2016

Shqipëria bën detyrën ndaj Lihteshteinit, duke e mposhtur atë me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ishte mesfushori Jahmir Hyka ai që shënoi golin e parë në minutën e 12-të pas një pasimi nga Odise Roshi, duke shkuar në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë me rezultatin 0-1. Për dyfishimin e epërsisë u kujdes sulmuesi shkodran, Bekim Balaj, i cili shënoi pas një krosimi nga e djathta e patriotit të tij Elseid Hysaj në minutën e 71-të.

Shqipëria kryeson e vetme grupin G, me pikë të plota, 6 në dy ndeshje, dhe pret Spanjën me moral fituesi.

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833