INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krizë në marrëdhëniet me Dukën?! Ja deklarata e Panuçit që ”hedh poshtë” çdo teori

Krizë në marrëdhëniet me Dukën?! Ja deklarata e Panuçit që ”hedh poshtë” çdo teori

Publikuar më: 20:41 11-12-2018

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, trajneri i kombëtares Panuçi ka folur rreth gjithçkaje përsa i përket eksperiencës dhe aventurës së tij me kombëtaren shqiptare, por ajo që ra më shumë në sy ishte deklarata e Panuçit për marrëdhëniet me presidentin Duka, për të cilën mediat kanë qenë mjaft kurioze dhe përfytyronin një peizazh të zymtë. Mesa duket e kundërta paska qenë komplet e vërteta, pasi Duka ka qenë mbështetësi kryesor i trajnerit në drejtim të kombëtares. Më poshtë fjalët e teknikut:

“Personalisht, është një person special, i veçantë për mua. Për mua ka qenë një vit i vështirë, dhe më ka dashur. Jemi përballur me sinqeritet dhe ndershmëri. Kemi pasur shumë probleme me ekipin këtë vit. Edhe pse gazetarët më kritikonin, ai ka kuptuar momentet. Ai e di që kur të kemi të gjithë grupin, do jemi konkurrues. Unë jetoj çdo ditë që t’i rikthej Dukës besimin që më ka dhënë. Ka një kulturë mbi mesataren. Ma ka shpjeguar mentalitetin shqiptar. Më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra. Mundohem të sjell profesionalizmin tim këtu, sepse vetëm kështu arrihen rezultate të mëdha.”

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049