INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inter dhe Napoli jashtë ''Champions League'', kalojnë PSG dhe Liverpool! Ja rezultatet e tjera!

Inter dhe Napoli jashtë ''Champions League'', kalojnë PSG dhe Liverpool! Ja rezultatet e tjera!

Publikuar më: 23:03 11-12-2018

Inter eliminohet nga Champions League! Një rezultat katastrofë për milanezët, të cilët nuk kanë arritur të mundin në “San Siro” një PSV që nuk luante për asgjë në Grupin B, që e ka mbyllur në vendin e fundit me dy pikë.

Holandezët kanë befasuar vendasit në minutën e 13-të me golin e Lozano-s, që ka ardhur pas një gafe të Asamoah. Reagimi i zikaltërve ka ardhur në minutën e 73-të, me Mauro Icardi-n që ka realizuar golin e barazimit.

Një gol që nuk ka mjaftuar për të mbajtur në Champions League milanezët, sepse Tottenham ka barazuar 1-1 në “Camp Nou” kundër një Barcelone që e ka nisur ndeshjen pa Messi-n, i cili është aktivizuar në minutën e 63-të. Dembele ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol magjik pas 7 minutash lojë, por pesë minuta para fundit ka ardhur goli i Lucas Moura që ka kualifikuar Tottenham në 1/8-at dhe ka eliminuar Inter-in.

Liverpool ka vuajtur shumë, por në fund ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Napolit duke u renditur në vend të dytë të grupit C. Një vend që i siguron kualifikimin për në fazën e nokautit skuadrës së Jurgen Klopp, ndërsa Napoli fatkeqësisht, megjithëse zhvilloi një ndeshje fantastike, duhet të zbresë në Europa League.

Ndërkohë PSG ka bërë detyrën ndaj Crvena Zvezda duke fituar 4-1 në Beograd. Ishte Edinson Cavani ai që zhbllokoi rezultatin deri në minutën e 10’. Pak minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë Neymar dyfishon rezultatin duke i dhënë një avantazh të rehatshëm miqve. Gjithsesi, pas pushimit Gobeljic ngushton diferencën për vendasit, por Marquinhos në minutën e 74’ ka vulosur fitoren për francezët, ndërsa në fund ishte edhe Mbappe ai që shënoi golin e katërt. Me këtë fitore francezët kanë siguruar vendin e parë të grupit C me 11 pikë.

pritte.png

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889