Një deklaratë e pa transmetuar më parë e Kristit për Selin është bërë publike, duke rikthyer vëmendjen te dinamika mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ai është shprehur se: “Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marrë te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”!
Pas përfundimit të eksperiencës, Kristi sqaroi se vlerësimi i tij lidhej kryesisht me mënyrën e të menduarit të Selin.
“Mua më pëlqen mendja, ajo është një vajzë e zgjuar, por këtë e kam diskutuar me Selin, por unë Big-un e kam mbaruar dhe ato kanë mbetur atje. Ne i kemi diskutuar të gjitha aty brenda, kanë dalë konkluzione dhe jemi në marrëdhënie shumë reciproke”, u shpreh Kristi kur u pyet për deklaratën.
Edhe Selin konfirmoi se ishte në dijeni të kësaj ndjenje, duke treguar se Kristi ia kishte shprehur më herët.
“Nuk është se është hera e parë që e dëgjoj. Në periudhën që po njihej me Krusitën më ka thënë që një ditë te dhoma e rrëfimit kam shprehur një pëlqim për ty për mënyrë si mendon, si vepron. Me Kristin është një marrëdhënie që ka nisur me urrejtje dhe ka përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër për të në atë aspekt, por e vlerësoj shumë. Unë nuk mendoj se nuk i kam dhënë hapësirë për të menduar diçka më shumë”, tha Selin.








23 Apr 2026 





