INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Krishti u ngjall”, besimtarët katolikë festojnë në mesnatë Pashkët

“Krishti u ngjall”, besimtarët katolikë festojnë në mesnatë Pashkët

Publikuar më: 09:09 21-04-2019

Me mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët.

Edhe besimtarët katolikë në Shqipëri u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit” per t’u bërë pjesë e meshës së shenjtë, e cila ka zgjatur deri në orët e vona pas mesnatës. Për katolikët, nata e Pashkëve është “Nëna e të gjitha netëve të lutjes”, sepse natën e Pashkëve, kisha mbarë i kumton njerëzimit ngjalljen e Krishtit.

Triditëshi i Pashkëve arrin kulmin në natën që kremtohet ndërmjet së “shtunës së madhe” e të “dielës së ringjalljes”. Katër janë simbolet e liturgjisë së natës së Pashkëve: drita, fjala, uji dhe buka.

Të gjitha shpjegohen me mënyrat me të cilat Jezusi është shfaqur në tokë. “Krishti u ngjall!” është thirrja që jehon në terrin e natës së Pashkëve dhe shënon kulmin në kremtimin eukaristik.

Ndërkohë, ditën e djeshme kanë uruar besimtarët katolikë krerët e politikës.

Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult Angelo Massafra ka zgjedhur Ungjillin sipas Gjonit për të uruar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve Katolike.

Article Logic
Execution time: 0.0033168792724609