INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi në familje trondit Librazhdin, burri vret gruan e më pas hidhet nga kati i 4-të i apartamentit

Krimi në familje trondit Librazhdin, burri vret gruan e më pas hidhet nga kati i 4-të i apartamentit

Publikuar më: 09:47 07-09-2019

Krimi në familje këtë herë ka tronditur Librazhin. Një burrë 53 vjeç ka vrarë bashkëshorten e tij me thikë dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i apartamentit dhe gjeti vdekjen. Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin” mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në banesë ka qenë çifti, bashkë me djalin e tyre, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë. Deri më tani ka dyshime se krimi i dyfishtë ka ndodhur për motive të dobëta, që e shtyn edhe 53-vjeçarin të ndërmarrë akt makabër. 

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen, Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka ndërruar jetë.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627